Ditë zie për Bedri Hamzën

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka njoftuar se sot humbi personin më të vlefshëm në jetë.
Ai ka njoftuar se sot i ka vdekur nëna. Hamza tutje ka treguar se varrimi do bëhet nesër në ora 15:30.
“Sot kur t’i mbylle sytë, për ta nisur rrugën e amshimit, more me vete edhe një pjesë timen. Ndjenjën e ngrohtësisë dhe dashurisë, që vetëm shpirti yt i bardhë diti ta jap me aq urtësi e mirësi. Lamtumirë, kujtimi më i bukur i imi! Familjarë dhe miq, varrimi i Nënës do të bëhet nesër (e Mërkure) me 09 Mars 2022, në varrezat e Fshatit Klinë e Epërme, Komuna e Skenderajt, në orën 15:30”, ka shkruar Hamza në Facebook.
Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka pranuar ngushëllime nga familjarët dhe koelgët e tij./21Media

Back to top button