Ditëlindja e presidentit Clinton festohet edhe në Kosovë

Ditëlindja 77-të e presidentit të 42-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton është festuar edhe në Kosovë. Ishte Shoqata “Miqtë e Amerikës”, e cila mblodhi bashkë personalitete të ndryshme për ta prerë tortën në nderim të jetës dhe veprës së presidentit amerikan.

Të mbledhur së bashku me komandantë, artistë dhe personalitete të sigurisë, politikës e kulturës në vend.

Festimi i kësaj ditëlindje kishte për qëllim falënderimin ndaj ish-presidentit Bill Clinton dhe Amerikës për kontributin që ata i kanë dhënë Kosovës, si dhe për të përçuar nënvetëdijen tek të rinjtë në Kosovë.

Kryetari i shoqatës ”Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi tha se populli i Kosovës e në veçanti ai shqiptarë, është falënderues ndaj presidentit Clinton dhe gjithë Amerikës.

“Ky veprim tregon më së mirë që populli i Kosovës, shqiptar në veçanti është falënderues nuk i harron veprimet e mira që i keni bërë për ne në ato kushte, në ato momente kur edhe ka qenë në rrezik, populli jonë është falënderues prandaj dimë me e kthyer të mirën sepse e kemi në gjene, jemi popull fisnik, e kemi një tradite e kulturë”, tha Rexhepi

Ai tha se kjo nuk është vetëm një festim i një ditëlindje, por një mesazh përçues te institucionet në SHBA.

“Veprimet tona edhe pse në shikim të parë duke festim i një ditëlindje, është e vërtet që është një festim i një ditëlindje, mirëpo mesazhi ka qenë i një lloji, tendenca ka qenë që veprimi jonë të ketë një efektë, nën vetëdijen e masës, e posaçërisht nën vetëdijen e të rinjve që përmes kësaj ditëlindje, përmes këtij veprimi tonë, mesazhet shkojnë për institucionet më të lartë Shtete të Bashkuara të Amerikës, presidentit të SHBA-së”, është shprehur Rexhepi.

Rexhepi theksoi se Amerika i ka hapur rrugë Kosovës në kohën kur Evropa ishte kundër, derisa shtoi se nëse Amerika nuk do të ishte, sot Kosova nuk do të krijonte shtetin.

“Sikur mos të donin Shtete e Bashkuara të Amerikës nuk do të krijonin shtetin e Kosovës, sikur mos të donin Shtete e Bashkuara të Amerikës nuk do të shndërronin FSK-së në ushtritë të Kosovës, sepse komplet Evropa ishte kundër, sikur mos të donin shtete e Amerikës nuk do të bënin inkuadrimin e pjesëtarëve të ushtrisë tone elite FSK. Këto veprime tregojnë investime kapitale” tha Rexhepi.

Ish- presidenti i SHBA-së, Bill Clinton sot feston ditëlindjen e 77-të. Bill Clinton (Ëilliam Jefferson Clinton) lindi më 19 gusht të vitit 1946 në Hope, Arkansas, SHBA. Bill Clintoni është një politikan amerikan i cili shërbeu si President 42-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në vitin 2001.

Back to top button