Miftaraj: Në momentin që një ministër linçon me emër e mbiemër prokurorët, ka shumë gjasa se është nën hetime

Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë se në momentin që dikush përmed linçon me emër dhe mbiemër policët, prokurorët apo gjykatësit e caktuar, ka mundësi që të jetë nën hetime.

“Në momentin qe një ministër ose politikan fillon me i linçu publikisht me emër dhe mbiemër policët, prokurorët apo gjykatësit e caktuar, mundësitë që ai ministër apo politikan është duke u hetuar për korrupsion janë shumë të mëdha!”, ka shkruar Miftaraj.

Këto komente të Miftarajt vijnë pasi në komunikatën e lëshuar dje nga Ministria e Tregitsë dhe Industrisë është përmendur me emër e mbiemër prokurori i cili ka dhënë urdhrin për kryerjen e bastisjes dhe aksionit në ministrinë që drejton Rozeta Hajdari. MINT ka përmendur prokurorin Valdet Gashi.

E një gjë të tillë e ka bërë sot edhe Ministri i Financave Hekuran Murati,  ka përmendur me emër prokurorin Milot Krasniqi./21Media

Back to top button