Ditëve në vijim ftohtë, pritet që temperatura më e ulët të jetë -15 gradë Celsius

Ditëve në vijim moti do të jetë i ftohtë dhe me erë mesatare deri në të përforcuar veriperëndimore. Temperaturat e mëngjesit në disa vende do të zbresin rreth -10, ndërsa ato ditore do të jenë rreth dhe nën zero.
Siç informoi DPHM, për shkak të temperaturave të ulëta pritet paraqitja e ngricës. Kohë pas kohe do të ketë rritje të vranësirave me kushte për borë të dobët, veçanërisht në orët e mbrëmjes dhe në pjesët veriore. Nesër, temperatura më e ulët do të jetë -12, ndërsa ajo maksimale ditore 4 gradë në Gjevgjeli.
Në Shkup temperatura do të lëvizë prej -9 deri 2 gradë. Të martën pritet temperatura më e ulët e mëngjesit të jetë -15 gradë. Sipas meteorologëve, më ftohtë do të jetë të hënën me temperaturë ditore prej -5 deri 2 gradë Celsius, shkruan TV21./21Media

Back to top button