Christina Aguilera vjen me album të ri për fansat spanjoll

 
Christina Aguilera u kthye sërish në skenën e muzikës, por ajo nuk vazhdoi aty ku mbeti para 22 vitesh, me fitimin e çmimi Mi Raflejo në Latin Grammy. Ky yll muzike u kthye me tërë forcën “si grua e pjekur dhe nënë” për të treguar rrënjët e saj latine me albumin e ri “LA FUERZA”. Dhe ky është vetëm fillimi. Kjo këngëtare ka shumë për të ofruar për dashamirët e muzikës së saj.
Albumi “LA FUERZA” përfshinë gjashtë këngë origjinale, që të gjitha të bashkëshkruara nga Aguilera. Në mesin e këngëve të realizuara me Sony Music Latin përfshihen “Pa’ Mis Muchachas” në bashkëpunim me Becky G, Nicki Nicole dhe Nathy Peluso, kënga “Somos Nada” dhe “Santo” në bashkëpunim me Ozunan.
“Është diçka që kam dashur të bëj që shumë kohë, por doja të prisja momentin e duhur, dhe nuk ka moment më të mirë se ky” ka thënë Agillera në një intervistë me këtë rast nga Los Angjellosi. Ajo ka treguar se disa vite më parë vendosi të pauzojë, ti kthehet disa prioriteteve, por erdhi edhe momenti që të vazhdojë me këngën. Agillera ka treguar se në vitin 2020 shkoi me famljen e saj në Majami ku qëndruan një muaj, dhe atje për ta sjellë këtë album bashkëpunoi me tekstshkrues e muzicient të mrekullueshëm. “Në një fare mënyrë, erdhi momenti kur u dashurova sësish në muzikë”, ka thënë Aguilera.
Aguilera, për sjellën në skenë të muzikës spanjolle, muzikën në gjuhën e saj, ka thënë se kjo është shumë e rëndësishme për të. Ajo ka treguar se është rritur në një shtëpi ku flitet gjuha spanjolle, pastaj një kohë ka jetuar me gjyshërit e saj, që do të thotë se është gjuha që kanë folur në shtëpi.
Por ashtu si edhe tek familjet tjera, që ndodh kur prindërit ndahen, pasi që prindërit e saj u ndanë kur ajo ishte vetëm gjashtë vjeçe, edhe Aguilera një kohë nuk ka dëgjuar në shtëpi të flitet spanjollishtja, dhe nuk ka pasur me kënd të flas këtë gjuhë, andaj ka vendosur që albumin ta realizojë në gjuhën spanjolle,  që tu tregojë fëmijëve të saj se familja e saj është spanjolle dhe se ata duhet të mësojnë në lidhje me kulturën e saj.
Christina Aguilera ka treguar edhe për llojet e muzikës të cilat i eksploron. Ajo ka thënë se nuk është artiste një dimensionale, por se githmonë ka preferuar të eksplorojë zhanre të ndryshme të muzikës. Por ashtu si në anglisht, edhe në spanjisht ka limite, megjithatë është inspiruar që të bëjë gjërat më ndryshe. Aguilera ka treguar se gjithmonë i ka pëlqyer të dalë me shoqëri dhe të dëgjojë edhe muzikë regeton, dhe kënga Santos që ka në bashkpunim me Ozunan është më e përafërt me këtë muzikë. Me një fjaë, asaj nuk i pëlqen të kufizohet me një kategori muzike.
Aguilera ka treguar se i pëlqen të kremtojë edhe për gratë, për arritjet e tyre, psh kënga ‘Pa’ Mis Muchachas’ paraqet vajza nga territore të ndryshme, fuqizimin e tyre.
Fansat e Christina Aguilera që flasin gjuhën spanjolle, mund të presin nga ajo edhe më shumë gjatë këtij vitit. “LA FUERZA” është pjesa e parë e albumit apo trilogut, dy pjesët e të cilit do të lansohen gjatë 2022-tës./21Media

Back to top button