DJ i radios vdiq gjatë transmetimit të emisionit

Ka vdekur në moshën 55 vjeçare, Tim Gough.
Sipas njoftimit, Gough po prezantonte programin e tij të mëngjesit për GenX Radio Suffolk, kur muzika ndaloi.
Muzika nisi prapë, por zëri i Gough nuk u dëgjua – më pas u konfirmuar se ai ka ndërruar jetë.
Prezantuesi, karriera e të cilit në radio daton që nga viti 1986, u kishte uruar dëgjuesve të tij një mëngjes të mirë dhe ishte i emocionuar që stacioni radiofonik të nisë në DAB brenda një jave.
“Ishte në mes të programit, ai po bënte diçka që i pëlqente”, thuhej në njoftim./21Media 

Back to top button