Dj Khaled nderohet me yll në Hollywood
DJ Khaled, është personaliteti i radhës i cili u shpërblye me yll në sheshin të famshmëve të Hollywood-it. Ai u nderua me yllin e 2,719-të.
Me këtë rast, në ceremoni për ta nderuar atë veç familjarëve ishin edhe disa nga kolegët e tij, persona të famshëm të muzikës si Fat Joe, Jay-Z e Sean Combs.
Combs tha se Khaled është ikonë, se është biznesmen brilant. Por më e rëndësishmja është se ai është shok i mirë për ta, prind i mirë, bashkëshort e njëri prej personave më të mirë që ka takuar ndonjëherë. Kombs ka thënë se tani në këtë ngjarje po kremtojnë për të arriturat e tij, dhe çdo gjë që ai ka bërë për kulturën e tyre.
Khaled në një fjalim emocionues tha se nderon gruan e tij Nicole Tuck dhe bijtë e tyre Asahd e Aalam. Ai tha se Zoti është i madh, dhe se me ndihmën e tij do të vazhdojë të punojë. Khaled tha se gruan dhe bijtë e tyre i do shumë dhe se veçanërisht gruan e nderon sepse asaj i duhet të kujdeset çdo ditë për të dhe të bijtë.
Dj Khaled në lidhje me arritjet e tija tha se kjo është një ëndërr që iu realizua, por se ka punuar me mund që ta realizojë atë.
Sipas tij, të arrijë të sheh emrin e tij në yll në Hollywood është diçka që e vlerëson tej mase, se atë ia dedikon fëmijëve të tij dhe shpreson se edhe atë një ditë do të shohin emrat e tyre në yje.
DJ Khaled gjatë karrierës deri më tani ka realizuar gjashtë albume dhe katër single, të cilat kanë kryesuar në toplistat muzikore. Ai po ashtu është nominuar për katër çmime Grammy./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?