“DJ Merry” gruaja që theu tabutë dhe jetësoi ëndrrën e saj

Ndonëse e donte muzikën, mundësitë për të kënduar nuk i kishte aq të mëdha, andaj Merita Sllovinja Dragusha apo siç njihet DJ Merry gjeti një rrugë tjetër për të jetësuar ëndrrën e saj.
Duke thyer tabutë ajo vendosi ta bënte një punë atë kohë jo fort të zakonshme për gratë, DJ.
Në vitin 2012 Merita filloi që të ndiqte kurse online për përdorimin e pajisjeve në mënyrë që të ta zotëronte këtë punë.
“Ideja për të bëhem DJ erdhi nga dashnija që kisha për muzikën. Meqenëse nuk kisha mundësi të këndoja shumë, gjeta e vetën që mund të bëhem pjesë e muzikës duke ofruar muzikë të mirë për ata që e duan muzikën. Edhe të them të drejtën personalisht më pëlqen të merrem me gjëra që jo gjithkush i bënë, pra jo të zakonshme. Dhe fakti që shumë pak femra merren me këtë pasion e profesion, më shtyri më shumë që ta bëja për veten time. Unë s’ka dyshim që ndjenja jashtëzakonisht mirë, pra vetëm kur bëjë muzikë jam vetja dhe ndjejë kënaqësi të veçantë. Pra është pasion që unë e bëjë me shumë vullnet dhe mezi pres ta ushtroj në çdo ndejë. “, tregon Merita për portalin rtv21.tv
Megjithatë kjo rrugë të cilën kishte nisur nuk shpëtoi nga paragjykimet, por duke zhvilluar karrierën e saj në Suedi.
“Paragjykime kam pasur në Kosovë, por jo në vendin që unë jetoj e veproj. S’ka dyshim që shteti Suedez nuk të ofron barrikada në as një vendim, por as gjykim. Këtu në Kosovë shpesh më është thënë ‘so kjo punë për gjininë femërorë’, por unë nuk jam tip që marrë vendime në bazë gjykimit. Punoj në ëndrrat që kam duke qenë e pavarur ndaj faktorëve tjerë të jashtëm.”, rrëfen DJ Merry duke shtuar se ajo performon në ndeja të ndryshme që realizohen për të rinjtë, por edhe në ahengje familjare.
Merita është nënë e po ashtu edhe gjyshe, mbështetja e pakushtëzuar e familjes e shtyu atë edhe më shumë drejt realizmit të ëndrrës së saj 5.
“Ata më kanë besuar në ëndrrën time dhe nuk më kanë pengu që të vazhdoj tutje…Mundona pos pasionit (pra muzikës) t’i ndaj kohë të duhur edhe familjes. S’ka diskutim që shpesh të paraqes pengës por prapë se prapë unë ndaj kohë për familje të ngushtë, e sidomos për mbesën që ish një dashni ndryshe.”, thotë ajo për portalin rtv21.tv
DJ Merry nuk e mohon faktin se në Kosovë atmosfera gjithmonë është më e mirë për shkak të të rinjve.
“Dallimi midis të përformuarit në Kosovë dhe jashtë është se në Kosovë ka shumë rini dhe janë të jashtëzakonshëm. Atmosfera që krijojnë më bënë që të ndihem më mirë. Pra kudo që ka shqiptarë më duke që kalojë më mirë.”, tregoi Merita.
Ndonëse jeton në Suedi, Merita po planifikon që të investojë në projekt turizmi në Kosovë, që do t’u mundësonte njerëzve të Kosovës të vizitojnë shumë vende./21Media
 

Back to top button