Dj Regard është dëgjuar afro 600 milionë herë në Spotify
Artisti i njohur shqiptar, Dj Regard ka publikuar përditësimet e fundit të platformës muzikore, Spotify ku kjo e fundit ndau statistikat vjetore për artistët në gjithë botë.
E DJ nga Ferizaji është dëgjuar mbi 600 milionë herë. Kjo, pa dyshim është një sukses i radhës për artistin.
Kështu, ai është dëgjuar mbi 592.2 milionë herë nga 63.4 milionë dëgjues në 178 shtete.
I njëjti i ka falënderuar të gjithë që e bën të mundur këtë arritje të tij në krijimin e tij artistik.

Gjithashtu, Regard ka paralajmëruar supriza për vitin 2022.
Ndryshe, “Ride It” është vetëm njëra nga projektet që i dhuruan një sukses të jashtëzakonshëm artistit./21Media