Rreth 1 mijë e 800 studentë përfitues të bursës elitare

 
1799 studentë nga univerisitetet publike të Kosovës kanë fituar bursën elitare në vlerë prej 700 Eurosh.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar sot listat e përfituesve të bursave elitare për studentët e universiteteve publike në programet Baçelor dhe Master për vitin akademik 2021-2022.
Në njoftimin e Ministrisë bëhet fjalë për 1 mijë e 799 studentë të dy niveleve të studimit, prej të cilëve 198 janë ndarë për studentët e Mjekësisë dhe 14 për studentët që kanë aplikuar në kategorinë e personave me nevoja të veçanta.
Shuma e bursës për vit akademik është 700 euro për secilin student, ndërsa vlera totale e shumës së bursave është 1.259.300 euro.

Kandidatët që kanë aplikuar për përfitim të bursës dhe nuk janë në listën e përfituesve, kanë të drejtë ankese në afat prej 7 ditësh, pas shpalljes së rezultateve. “Ankesat dorëzohen në arkivin e MAShTI, kati përdhes, zyra nr. 4 dhe shqyrtohen nga Komisioni për ankesa dhe parashtresa i MAShTI-t.”, thuhet në njoftimin e tyre./21Media
Listat e plota të bursistëve:
Back to top button