Djali e rrah babain në Viti

Një rast i dhunës në familje është shënuar sonte në Viti. Djali e ka sulmuar fizikisht babain e tij.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
Osmani tha se dyshohet se autori i ngjarjes ka probleme psikike.
“Stacioni Policor Viti me datën 18.01.2023 rreth orës 19:30 ka pranuar informacion se një mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga djali i tij. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësor. Dyshohet se i dyshuari ka probleme psiqike dhe është ndaluar për tretman mjekësorë në repartin e Neurologjisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili rastin e ka cilësuar ,,Dhunë familjare””, ka thënë Osmani./21Media

Back to top button