Leonora lutet për bashkëvendasit e saj

Reshjet e shiut sot kanë shkaktuar vërshime në vende të ndryshme të Kosovës. Raportohet se Skenderaj e ka gjendjen më të rënduar.
Rrugët janë bllokuar , e disa makina janë zhytur në ujë. Këto pamje u pasyqyruan sot në mediat sociale. Atje ka dal edhe FSK-ja që të iu ndihmojë qytetarëve.
E, këngëtarja, Leonora Jakupi e cila vjen nga Skënderaj është lutur për bashkëvendasit e saj.
“Zot mbroj qytetarët e vendit tim!”, ka shkruar ajo duke iu referuar Skenderajt./21Media

Back to top button