Djali godet nënë me grusht në kokë

Arrestohet i dyshuari

Një grua është sulmuar fizikisht nga djali i saj, dje rreth orës 18:30 në rrugën “Sadik Stavileci” në Gjakovë.

“Viktima femër K/Shqiptare, ka njoftuar se është sulmuar fizikisht duke u goditur me grusht në kokë nga djali i saj i dyshuari mashkull K/Shqiptar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor, kurse i dyshuari është dërguar në kontroll mjekësor –Psikiatri.

Sipas policisë është njoftuar edhe mbrojtësi i viktimave.

Ndërsa me vendimin e Prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes./21Media

Back to top button