Djali i bën për spital prindërit
Babai merr tretman mjekësor
Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Pejë, me ç’rast është arrestuar një i dyshuar.
Sipas policisë djali pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht prindërit e tij duke iu shkaktuar lëndime trupore. Babai i të dyshuarit ka marrë tretman mjekësor.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./21Media