Djali i Violetë Kukajt fiton edicionin e 62-të të Festivalit të Këngës në RTSh

Ka përfunduar edicioni i 62-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Fitues i këtij edicioni u shpall këngëtari i ri nga Kosova, Mal Retkoceri me këngën “Çmendur”.

Kjo është pjesëmarrja e parë e tij në këtë festival dhe njëherësh “Çmendur” është edhe debutimi i tij i parë në muzikë.

Kënga “Çmendur” është një kompozim i vet Malit, i cili njashtu ka shkruar edhe vargjet e tekstit dhe ka realizuar edhe orkestrimin.

Mal Retkoceri i cili me profesion është arkitekt, në publikun shqiptar është i njohur gjegjësisht edhe si djali i këngëtares së njohur popullore, Violetë Kukaj.

Back to top button