Djali kanos babain me armë zjarri

Një person është arrestuar pasi që kanosi babain e tij më armë zjarri.
Sipas Policisë rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 10:00 në Vushtrri.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili e kishte kanosë babain e tij. Arma me të cilën i dyshuari e ka bërë kanosjen është e babit të tij për të cilën posedon leje me afat të skaduar e cila është sekuestruar së bashku me 4 fishek dhe iniciuar rast tjetër armëmbajtje pa leje”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Ksoovës.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button