Plisi dhe veshjet kombëtare i bëhen dhuratë Bidenit dhe gruas së tij

Shoqata “Miqtë e Amerikës” në emër të popullit të Kosovës i ka bërë dhuratë veshjen kombëtare për meshkuj dhe plisin/qeleshe Presidentit të SHBA, SH.T. Joe Biden dhe një komplet veshje për femra zonjës së parë Dr. Jill Biden. Kështu njoftoi kryetari i kësaj shoqate, Agim Rexhepi.
“Media të nderuara ju njoftojmë se para disa dite i kam dërguar në adresë të Shtëpisë së Bardhë, Washington DC nga një komplet veshje tonë nacionale për meshkuj me plis/qeleshe dhe një komplet veshje tonë nacionale për femra Nuk e kam publiku lajmin deri sot, për shkaqe sigurie dhe derisa kam kuptuar që pakoja ka arrit në SHBA.”, thuhet në njoftimin e Rexhepit.
Po ashtu bëhet e ditur se së bashku me veshjet iu kanë dërguar disa lloje posterësh e kartolina ku është edhe fotoja e Presidentit Joe Biden dhe disa fletëpalosje me aktivitete tona.
Biden i është dërguar edhe një letër përshëndetëse e falënderimi për veprimet e tija të bëra ndaj popullit të Kosovës si dhe urimi për festat e fundvitit.
Në letër ndër të tjera shkruan:
I dashuri President Joe Biden
Duke qenë përjetësisht falënderues për veprimet e shumta që Ju keni bërë për shtetin e kombin tim në pozicionin e Senatorit, Nënpresidentit e tash si President I SHBA, dhe duke qenë falënderues ndaj Institucioneve të SHBA, për fundvit po ua dërgoj dhuratë Juve e zonjës së parë znj. Jill veshjen tonë nacionale që ka traditë mijëra vjeçare.
Me këto veshje paraardhësit e mi shqiptar kanë punuar, janë rritë e zhvillu dhe kanë luftu për me mbrojt pragun e shtëpisë – vatrat stërgjyshore nga agresorët e shumtë.
I dashur President unë por edhe pjesëtarët e kombit tim janë falënderues për rezolutën që Ju e Senatori tashme i ndjere John McCain e keni inicuar SJ 20. Kjo rezolutë ka qenë një stimulim shumë I madh shpirtëror për kombin tim njëkohësisht ky ishte mesazhi I madh që SHB-në e kemi fuqishëm me ne. Z. President këto dhurata po ua dërgojmë së bashku me një pjesë të shpirtit tonë, me disa poster ku jeni edhe Ju e letër përcjellëse, ngase Ju keni dëshmuar se jeni personalitet që nuk e duron dhunën, segregacionin, vrasjen e ushtrimin e terrorit e gjenocidit ndaj popujve të shtypur…
Veshjet mi sollën dhuratë miqtë Isak e Ismet Islami.
Agim Rexhepi
Kryetar I Shoqatës “Miqtë e Amerikës”

Back to top button