Djali porosit mobilie mijëra euro përmes telefonit të nënës

Një fëmijë 22 muajsh habiti prindërit e tij kur porositi një sasi të madh mobliesh përmes telefonit të nënës. Prindërit nuk e dinin derisa nisën të vinin pakot në shtëpi.
Ayaansh Kumar, mori telefonin, vetëm pak çaste pasi nëna kishte ruajtur një numër të madh artikujsh në një faqe interneti të njohur për blerje, transmeton rtv21.tv.
Ndërsa nëna ende po mendonte se cilat pjesë të blinte, Ayaansh bleu gati 1 mijë e 800 dollarë mobilie që ndodheshin në karrocë. Kur Kumarët kuptuan se çfarë kishte ndodhur, ata u përpoqën të anulonin porositë e mbetura, por ishin shumë vonë.
Fillimisht të gjitha portositë ishin një mister.
Edhe pse ajo i kishte ngarkuar artikujt ndërsa shfletonte për shtëpinë e re të familjes në Monmouth Junction, Kumar e dinte që nuk kishte blerë asnjë prej tyre. Ajo kontrolloi me bashkëshortin e saj, Pramod, i cili i tha se as ai nuk e kishte bërë. Dhe asnjëri nga dy fëmijët e tyre më të mëdhenj.
I lindur në pranverën e vitit 2020, Ayaansh ka jetuar gjithë jetën e tij në pandemi, duke parë anëtarët e familjes së tij duke punuar, të shkojnë në shkollë, të blejnë dhe të luajnë – të gjithë nga shtëpia, të gjithë duke përdorur elektronikë për t’u lidhur dhe ndërvepruar me botën.
Sado qesharake të jetë, Kumarët planifikojnë të bëjnë disa ndryshime, të tilla si vendosja e kodeve të kalimit në telefonat e tyre dhe ndalimi i ngarkimit automatik të informacionit të pagesës për porositë e ardhshme.
Ayaansh nuk është fëmija i vetëm që kalon vjedhurazi një blerje në internet pranë prindërve të tij gjatë pandemisë. Vitin e kaluar, 4-vjeçari Noah Ruiz kishte më shumë se 900 Popsicles SpongeBob me vlerë mbi 2 mijë e 600 dollarë të dërguara në shtëpinë e hallës së tij pasi nëna e tij i tha se nuk do t’i blinte asnjë./21Media

Back to top button