Konkursi për Kryeprokuror, Kurti: Sektori i drejtësisë i pavarur nga ekzekutivi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar për çështjen e konkursit për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit, konkurs ky që tashmë është i hapur.
“Unë nuk zhvilloj bisedime me kandidatët të cilët mund të jenë për kryeprokuror. Është në vullnetin dhe interesin e atyre që kanë të drejt të bëhen kryeprokuror të ardhshëm që të kandidojnë dhe fitojnë”, ka thënë kryeministri para mediave.
Kurti ka theksuar se sektori i drejtësisë është i pavarur nga ekzekutivi në Republikën e Kosovës, shkruan rtv21.tv
“Ne jemi shtet demokratik, ku janë të ndara pushtetet dhe rrjedhimisht në shkeljet eventuale të ligjit e të Kushtetutës në Kosovë, nuk ndërhyn Qeveria, kjo është një detyrë të cilën e zbaton prokuroria, gjyqësori dhe mekanizmat e tjerë ligj zbatuese”, ka theksuar ai.
Vendimi për shpalljen e konkursit për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit ishte marrë në takimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës të mbajtur më 12 janar.
Pas shpalljes së këtij konkursi ka reaguar Ambasada e Britanisë së Madhe./21Media
 
 

Back to top button