Djali rrahu nënën në Pejë

 
Policia ka bërë të ditur se mbrëmë është arrestuar një burrë kosovar nga Peja, sepse e ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimë femër kosovare, ndërkohë  i ka thyer-demoluar disa orendi shtëpiake”, është bërë e ditur në raportin e policisë.
Ndërkaq, i dyshuari pas tretmanit mjekësor me venim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button