Kaloni te përmbajtja kryesore

Djegia e mandateve, Rama: Akti i panjohur nga historia

“Kanë interesa partiake që synojnë përçarjen e zgjedhjeve”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me vendimin e opozitës së bashkuar për dorëzimin e mandateve të deputetit.

Në një konferencë të paralajmëruar shefi i qeverisë ka deklaruar se opozita ka konsumuar një akt të panjohur të vendeve me zgjedhje që nga demokracitë perëndimore deri tek regjimet hibride.

“Kanë interesa partiake që synojnë përçarjen e zgjedhjeve. Duhet të përpiqemi, të shohim sa më qartë dhe të refletojmë sa më thellë, duke nisur nga vetja, pastaj duke parë rreth e rrotull. Opozita ka konsumuar një akt të panjohur të vendeve me zgjedhje që nga demokracitë perëndimore deri tek regjimet hibride. Po e nis nga vetja, jam zgjedhur kryeministër i Shqipërisë dy herë pas zgjedhjeve nën një qeveri të përbashkët me opozitën, të cilës i dhamë të gjitha portofolet që kërkoi”, ka thënë Rama./Vizionplus

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button