Djelmoshat e Kombëtares urojnë Kosovën

Ditën historike të Kosovës atë të shpalljes së Pavarësisë, po e urojnë të gjithë shqiptarët. Në mesin e tyre padyshim se janë edhe personat që japin kontribut në përfaqësimin e Kosovës në fusha të ndryshme.
Emri i Kosovës në botë përmendet shumë edhe fal futbollistëve që vazhdimisht shkëlqejnë në klubet ku ata luajnë, por që asnjëherë nuk e harrojnë vendlindjen.
Milot Rashica, Vedat Muriqi, Edon Zhegrova, Florent Hadergjonaj, Florent Hasani janë disa prej futbollistëve kosovar, që përmes rrjeteve sociale uruan 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës./21Media 

Back to top button