Konjufca: Do ta mbrojmë Pavarësinë tonë në çdo kohë dhe pa kursim

 
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në seancën solemne me rastin e kremtimit të 14-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka thënë se do ta mbrojnë Pavarësinë e Kosovës në çdo kohë dhe pa kursim.

Konjufca ndër të tjera ka thënë se lufta jonë ishte e drejtë dhe sipas tij asnjë gjykatë në botë nuk mund ta ndryshojë e as shtrembërojë këtë të vërtetë.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku morën pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik./21Media

Back to top button