Djemtë e rrahin nënën në natën e Vitit të Ri

Policia ka arrestuar të dyshuarit

Një rast i dhunës në familje është raportuar në polici dje rreth orës 00:30 në Vushtrri.

Një nënë ka raportuar se dy djemtë e saj pasi që janë dehur kanë ushtuar dhunë fizike ndaj saj.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit janë arrestuar.

Ndërkaq viktima së bashku me vajzë e saj tetë vjeçare është dërguar në strehimore.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Gjithashtu një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar mbrëmë rreth orës 23:00 në Gjilan.

Sipas policisë edhe ky i dyshuar ishte nën ndikimin e alkoolit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Rom pasi qe i njëjti nen ndikim te alkoolit ka dëmtuar orenditë shtëpiake dhe ka tentuar ta sulmon fizikisht prindin e tij. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”, ka njoftuar policia./21Media

Back to top button