Arrestohet personi që kontrabandonte kafshë

Konfiskohen 11 krerë gjedhe

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person i cili është zënë duke kontrabanduar kafshë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 07:40 në rrugën Pogragje-Sllubice, në Gjilan.

Sipas policisë, janë konfiskuar rreth 11 krerë gjedhe për te cilat i dyshuari nuk posedon dokumentacion përkatës, po ashtu policia ka njoftuar se është konfiskuar edhe kamioni me të cilin i dyshuari ka qenë duke i kontrabanduar kafshët.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button