DnV kërkon trajtim të shpejtë të kushtetutshmërisë së Ligjit për Zgjedhje lidhur me kuotën gjinore

Organizata joqeveritare “Demokracia në Veprim” (DnV) e ka vlerësuar pozitivisht vendimin e Institucionit të Avokatit të Popullit për ta sfiduar kushtetutshmërinë e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, lidhur me çështjen e kuotës gjinore prej 30%.

“Prandaj, DnV beson që modeli ‘zebër’ – ku çdo i dyti kandidat në listë është i gjinisë tjetër, është zgjidhja që duhet ndjekur, në mënyrë që parimet dhe vlerat kushtetuese të barazisë gjinore të mishërohen edhe në legjislacionin zgjedhor.”, thuhet në komunikatën për media të DnV-së në Facebook.

Gjithashtu DnV ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese trajtim meritor të kësaj kërkese brenda afateve sa më optimale kohore, shkruan rtv21.tv.

“Po ashtu, DnV kërkon nga Gjykata Kushtetuese trajtim meritor të kësaj kërkese brenda afateve sa më optimale kohore – duke pasur parasysh që pjesa e dytë e këtij viti mund t’a gjejë Kosovën me datë të zgjedhjeve të rregullta parlamentare. Në këtë mënyrë, do të evitoheshin pasiguritë në lidhje me zbatimin e ligjit për zgjedhje sa i përket pjesës së listave të subjekteve politike” thuhet në komunikatë./21Media

Back to top button