DnV: Nuk janë të gjithë të gatshëm për zgjedhje fer

DnV përmendi edhe pjesëmarrjen e fëmijëve në fushata

Përfaqësues të koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, duke folur për monitorimin e fushatës zgjedhore, kanë deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë shfrytëzuar më së shumti veturat zyrtare, kurse, janë 2 mijë e 100 fëmijë që janë përfshirë në fushatë zgjedhore.

Albert Krasniqi tha se te mbulimi në media ka mungesë edhe të pjesëmarrjeve. Ai tha nga 394 aktivitete të vëzhguara vetëm një numër i vogël ka pasur audiencë prej 1 mijë pjesëmarrësve.

Sipas tij, sa i përket përdorimit të resurseve publike ne kemi vërejtur se ato janë shfrytëzuar nga disa subjekte, ku më së shumti ka shfrytëzuar PDK -ja veturat zyrtare, ndërkaq pas saj është LDK-ja.

“Përfshirja e fëmijëve është vërejtur edhe në këto zgjedhje me ç’rast janë vërejtur 2 mijë e 100 fëmijë të cilët kanë marrë pjesë në tubime të partive politike”, tha ai.

Dustan Radakovic tha se është hera e dytë që i monitorojnë zgjedhjet si pjesë e DnV. “Konsiderojmë se aktivitetet tona janë të mjaftueshme për të siguruar një proces zgjedhor fer dhe transparent…. Fatkeqësisht në Kosovë nuk janë të gjithë të gatshëm për zgjedhje fer. Nëse shohim pjesët ku janë serbët brenda Kosovës, është vetëm lista serbe që zhvillon fushatë në atë pjesë”, tha ai.

Petrit Zogaj nga Fol, tha se nga hulumtimet e bëra në gazetat e shkruara, 66 përqind dominon analiza, ndërsa nga subjektet tha se dominon LDK-ja. Ndërsa tha se 91% përmendet Ramush Haradinaj.

Mbulueshmëria në media tha se VV e mbulon 25%. Sa i përket analizës gjinore, Zogaj tha se është mbi 87 perqind vlera e përgjithshme që e zënë burrat në fushatën zgjedhore.

“Aspekti gjinor është goxha dëshpërues, 87 përqind janë burra dhe vetëm 13 përqind janë gra”, tha ai.

Zogaj tha se dominojnë spotet individuale krahasuar me spotet e partive politike. Edhe në këtë pikë, ai tha se dominojnë spotet e burrave.

Back to top button