“Nëse populli ma jep besimin do ta kem temë serioze Trepçën”

Haradinaj i përkrahi kërkesat e minatorëve

Ligji për pensione, njohja e stazhit të punës nga vitet e 90-ta, siguria në punë etj, janë kërkesat që Sindikata e Pavarur e Trepçës ia drejtoi kriandidatit për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj.

Ndërkaq, Haradinaj i përkrahi kërkesat e minatorëve duke thënë se në qeverisjen e tij Trepça do të jetë prioritet, raporton rtv21.tv.

“Si kryetar qeverie nëse populli ma jep besimin do ta kem temë serioze Trepçën në vazhdimësi, nuk do të jeni më ishull dhe në mëshirën e procesve të mbrendshme por do të punojmë bashkë…une do të vij me qëllim me punu”, tha Haradinaj./21Media

Back to top button