DnV: Procesi zgjedhor – i qetë, me parregullsi

“Cënimi i fshetësisë së votimit, fotografimi i fletëvotimit, tentimi për të votuar më shumë se një herë…”

Cenimi i fshehtësisë së votimit që është shprehur përmes votimit familjar, keqpërdorimi i të drejtës së votimit duke tentuar për të votuar më shumë se njëherë, fotografimi i fletëvotimit, dhe disa parregullsi të tjera, janë gjetur nga koalicioni i OJQ-ve, “Demokracia në Veprim” lidhur me zgjedhjet nacionale. U tha poashtu se, fenomen i ri në këto zgjedhje ka qenë akreditimi i një organizate jo qeveritare e cila nuk është tatimpagues aktiv dhe nuk kanë përvojë në vëzhgimin e zgjedhjeve./21Media

 

 

 

Back to top button