Do ketë sanksione për fëmijët që i dëmtojnë librat

Gjatë prezantimit abetares së përbashkët Shqipëri-Kosovë kryeministrii Shqipërisë, Edi Rama foli edhe për gjendjen jo të mirë të librave falas që iu jepen nxënësve për klasat e 9-vjeçares.
Ai tha se libri është një vlerë dhe nuk i përket vetëm një personi dhe për rrjedhojë ata që do të dëmtojnë librat, do të kenë një lloj sanksionimi.
Ai theksoi se në rast mos përkujdesje për librat dhe nëse nuk mund të përdoren vitin tjetër, atëherë fëmija që i ka pasur nuk do t’i përfitojë falas librat e radhës.
“Libri është një vlerë, e cila nuk të përket vetëm ty. Libri është një send që i kalon të tjerëve dhe në këtë mënyrë kjo edukatë lidhet me atë që në të nesërmen duhet të jetë edhe kujdesi për librin, duke pasur parasysh që t’i merr një libër të ri, e merr të falas, por kur edhe në rastin që nuk e merr falas, por që prindërit e tu apo të afërmit e tu apo miqtë e tu ta dhurojnë një libër të ri, ti duhet të kujdesesh për të e njëkohësisht duhet ta trajtosh atë me idenë që ai nuk e ka jetën të përcaktuar thjesht nga koha që t’i do ta lexosh.
E diskutuam edhe me ministren këtë gjë, është e rëndësishme që këtë gjë ta shpjegojnë dhe mësuesit për fëmijët edhe për prindërit dhe është edhe e rëndësishme mbase që të përcaktohet dhe një rregull mbase, që ata që librat i dorëzojnë në një gjendje që nuk mund të përdoren më sepse janë tejet të keqpërdorur nga nxënësi që vjen vitin e ardhshëm, në vitin tjetër t’i blejnë librat, mos t’i marrin më falas. Natyrisht nuk bëhet fjalë për shumicën. Nga gjithë çfarë kemi parë shumica bën gjënë e duhur, i kalon librat tek klasa pasardhëse në një gjendje mjaftueshmërisht të mirë për të vazhduar që të përdoren, por për atë pakicë që nuk e bën këtë gjë, duhet të ketë dhe një sanksion”, ka thënë Rama./21Media

Back to top button