“Do ta vras veten”, prishtinasi telefonoi gruan e më pas kreu aktin

Dje një grua nga Prishtina në Polici ka raportuar se bashkëshorti i saj përmes telefonit i ka thënë se do ta vras veten, ndërkaq Policia së bashku me ankuesen më pas e kanë gjetur viktimën të vdekur dhe afër tij një armë dhe një gëzhojë.
Rasti ka ndodhu në fshatin Radashefc.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj përmes telefonit i ka thënë se do ta vras veten. Policia së bashku me ankuesen kanë shkuar në fshatin e lartcekur ku kanë gjetur viktimën të vdekur dhe afër tij një armë dhe një gëzhojë, dyshohet se ka bërë vetëvrasje”, njofton Policia.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./21Media

Back to top button