Do të dënohet secili qyetetar i cili nuk e respekton orën policore

 

Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Oliver Spasovski sonte ka dal në terren për të parë se a po respektohet ora policore në vend. Ai deklaroi se secili që nuk do të respektoj orën policore do të dënohet.

“Këtë masë restriktive e dimë që askush nuk e dëshiron por ne qoftë se dëshirojmë të mbrojmë veten dhe qytetarët është e pashmangshme vendosja e orës policore dhe në këtë mënyrë e ndërpresim zingjirin e shpërndarjes së virusit. Dua poashtu t’u faleminderoj policëve që gjatë gjithë kohës kane qenë në terren”, tha Spasovski.

Ndryshe nga sonte prej orës 22;00 ka filluar ora policore dhe do të zgjasë deri në ora 5 të mëngjesit në të gjithë territorin e vendit./TV21

Back to top button