​Ngjarjet e datës 11 mars

 

Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve, mban konferencë për media. (OEK, ora 10:00).

Me rastin e 22-vjetorit të Betejës së Jeshkovës, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të bëjë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë (ora 10:00) dhe më pas në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në Jeshkovë (ora 11:00).

Action for Mothers and Children / Aksioni për Nëna dhe Fëmijë organizojnë tryezë diskutuese me temën “Dhuna me baza gjinore në Kosovë: zingjiri institucional dhe aspektet ngecëse”. (Platforma Zoom, ora 10:00).

Me rastin e 40-vjetorit të demonstratave të ’81-shit, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës do të hapë ekspozitën ,,Vullkani” i Republikës. (Mensa e Studentëve, Prishtinë, ora 11:00)

Kryetari i SPSP të Kosovës Jusuf Azemi do të mbajë konferencë për shtyp. (Spitali i Gjilanit, ora 11:00).

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu-Hoxhaj, do t’i vizitojnë ekipet mobile të QKMF-së në sheshin “Shatërvan” ku do të realizohen testet e shpejta për COVID-19. (Ora 12:30).

Promovohet libri “Kosova: Histori e Shkurtër”, nga autori Jusuf Buxhovi. (Libraria “Dukagjini”, ora 18:00).

Back to top button