Kaloni te përmbajtja kryesore

​“Do të hyjmë me dhunë në zyrat e KEK-ut”, protestojnë banorët e Shipitullës për shpronësimet

Dhjetëra banorë nga fshati Shipitullë të Obiliqit kanë protestuar sot para zyrës së Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në Prishtinë si dhe para objektit të qeverisë së Kosovës, duke kërkuar që shpronësimet në këtë rrethinë të kthehen në pikën zero.

Tash e disa herë ata po shprehin pakënaqësitë e tyre lidhur me shpronësimet, për çka po kërkojnë që ato të bëhen nga fillimi.

Banori i fshatit Shipitullë, Musli Mjeku tha se kanë mbetur të bllokuar dhe se detyrohesh që të dalin me qira nëpër qytete të tjera, ngase sipas tij nuk kanë pasur zgjidhje tjetër.

Ai tha se kanë mbajtur takim me zyrtarë të KEK-ut dhe kryetarin e Obiliqit, porse ende nuk  është ndërmarrë diçka lidhur me këtë situatë.

Ndërkaq, përfaqësuesi i banorëve të fshatit Shipitullë, Arsim Mjeku tha se nëse nuk marrin ndonjë përgjigje nga KEK-u, nga e hëna do të hyjnë në mënyrë të dhunshme brenda zyreve të KEK-ut.

Pas protestës para zyreve të KEK-ut, banorët vazhduan deri para objektit të Qeverisë së Kosovës, e ç’ rast  vendosën edhe një baner me mbishkrimin “Krejt dhe drejt nuk është kryeministër”.

Ata thanë se nuk do të shpërndahen dhe do të vazhdojnë me protesta nëse nuk marrin përgjigje rreth kërkesave të tyre.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button