“Do të kap për fyti” – studentët e muzikës në “këmbë”, akuzojnë profesoreshën Besiana Mehmedi për dhunë

Një grup i studentëve të Fakultetit të Arteve – dega muzikë u çuan sot në këmbë dhe reaguan ndaj profesoreshës Besiana Mehmedi, pasi siç thanë, ushtron dhunë psikologjike ndaj tyre.
Studentët në reagimin e tyre para mediave thanë se profesoresha u ka thënë “do të kap për futi”, për siç thanë ata, për shkak të një reagimi të tyre në rrjetin social Facebook, i cili nuk i ka pëlqyer Mehmedit.
Në shenjë revolte, studentët që tre javë kanë bojkotuar edhe ligjeratat në lëndën e profesoreshës në fjalë.
“Kohën e fundit situata është bërë e padurueshme, pasi për shkak të një reagimi në “Fejsbuk” të njërit nga studentëve në njërin nga postimet në “Fejsbuk”, ajo (Besiana Mehmedi) e kërcënoi studentin duke i thënë “do e kap për fyti”. Kështu ajo bëri vepër penale”, tha mes tjerash studenti Ardi Lena, transmeton TV21.
Situata sipas tij ka eskaluar, saqë një student ka përfunduar në spital.
Ai shtoi se për rastin kanë dërguar ankesë edhe në Dekanat, por ende pa përgjigje, shkruan TV21./21Media

Back to top button