“Do të të vras ty dhe fëmijët”, gruaja kërcënon burrin në Hajvali
Një burrë ka raportuar në Polici se bashkëshortja e tij ka ikur nga shtëpia dhe se e njëjta ka kanosur përmes mesazheve burrin.
“Do të të vras ty dhe fëmijët” – bëhet e ditur t’i ketë thënë ajo.
Rasti ka ndodhur në Hajvali të Prishtinës.
Siç ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh, deri më tani ajo nuk është arritur të kontaktohet.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?