Dodik pamundëson që Bosnja e Hercegovina ta njohin Kosovën

 

 

 

Pas seancës së sotme të rregullt të Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës dhe dy seancave të jashtëzakonshme, anëtari i këtij institucioni shtetëror, Zhelko Komshiq ka bërë të ditur se ai dhe kryetari i Presidencës së Bosnjës Shefik Xhaferoviq votuan pro njohjes së Kosovës, ndërsa serbi Milorad Dodik ishte kundër.

Dodik nuk e pranoi njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, ne votuam 2-1 për atë vendim. Dodik ishte kundër tij“, tha Komshiq.

Vendimi për njohjen e Kosovës nuk është përfundimtar, pasi u ra dakord që të shkohet në raundin e dytë të votimit në seancën e ardhshme.

Komshiq tha se Dodik iu referua marrëveshjes në Washington dhe ndërhyri në atë që ranë dakord Aleksandar Vuçiq dhe Avdullah Hoti, dhe se ai duhet të ishte konsistent në lidhje me Kosovën.

Kosova është një realitet, Kosova është një shtet i pavarur dhe të gjithë e dimë këtë. Të ikësh nga ajo që do të thotë Dodik është paksa një politikë e strucit që e fut kokën në rërë përballë rrezikut“, tha Komshiq.

Presidenca e BeH nuk miratoi vendimin për hyrje në mini-Shëngen, si dhe refuzoi kërkesën e Dodik që ambasada e Bosnjës nga Tel Avivi të zhvendoset në Jerusalem.

Back to top button