Dogana dhe policia në aksion, kontrollojnë dyqanet e telefonave

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me policinë janë duke zhvilluar një aksion, me ç’rast po kontrollohen dyqanet e telefonave në lagjen “Ulipana” në Prishtinë.
Për portalin rtv21.tv këtë aksion e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.
Stavileci ka treguar se deri më tani aksioni është zhvilluar në 6 lokacione, në të cilat ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme të telefonave. Gjithashtu janë gjetur hapësira të modifikura posaçërisht për fshehjen e telefonave. /21Media 

Back to top button