Dogana e Kosovës: 1.8 miliard euro të hyra sivjet

Dogana e Kosova këtë vit i ka grumbulluar 1.8 miliard euro të hyra, 9.5 për qind më shumë se në vitin 2022. Kështu u bë e ditur drejtori i përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu në konferencën e fundvitit të Doganës së Kosovës.
Sipas tij, janë disa faktorë që kanë arritur këtë rritje, si zhvillimi ekonomik dhe luftimi i korrupsionit
“Ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm në fushat që zbaton Dogana e Kosovës. Të hyrat doganore sivjet janë 1 miliard e 800 milionë euro, një rritje prej 151 milionë euro dhe kemi kaluar projeksionin prej 50 milionë. Janë disa faktorë që kanë arritur këtë rritje, si zhvillimi ekonomik dhe luftimi i korrupsionit”, ka thënë Llugaliu.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?