Dogana e Kosovës me një rekord të ri

Sivjet 31 milionë euro më shumë

Dogana e Kosovës ka arritur një rekord të ri në mbledhjen e të hyrave.

Në vitin jubilar të doganës në 20 vjetorin e themelimit janë grumbulluar për herë të parë që nga themelimi mbi 800 milionë euro në javën e dytë të shtatorit.

Sipas një komunikate për media nga Dogana e Kosovës, krahasimi me vitin paraprak tregon se trendi i të hyrave është në rritje, në të njëjtën periudhë dogana kishte grumbulluar rreth 773 milionë euro derisa këtë vit po në të njëjtën periudhë ka arritur të mbledh mbi 804 milionë që paraqet rritje prej 31 milionë euro më shumë apo 4% më shumë.

“Kjo rritje tregon edhe një herë përkushtim e Doganës në realizimin dhe mbushjen e buxheti ashtu që të Kosova të ketë fonde të mjaftueshme të cilat rikthehen tek qytetarët e Kosovës përmes investimeve në arsim, shëndetësi, siguri, infrastrukturë dhe shumë nevoja të tjera”, thuhet në komunikatën e doganës.

Dogana me këtë rast ka ftuar qytetarët që të thërrasin në numrin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim./21Media

Back to top button