Dogana e Kosovës nga janari me zyrë në portin e Durrësit

Filluan procedurat për hapjen e zyrës

Grupet teknike kanë filluar procedurat për hapjen e zyrës së Doganës në Portin e Durrësit.

Drejtori i përgjithshëm i Doganës, Bahri Berisha është takuar të premten dhe të shtunën me drejtoreshën e Përgjithshme të Doganës së Shqipërisë, Belinda Ikonomi me bashkëpunëtorë, në Tiranë dhe Durrës.

Takimet janë zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit të dy Qeverive, si dhe në kuadër të zbatimit të vendimeve të dyja qeverive.

“Gjatë këtij takimi ishin prezent edhe dy grupet punuese të administratave doganore ku edhe janë diskutuar mbi procedurat teknike për hapjen e zyrës së Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit. Krahas takimeve u bë edhe vizita në portin e Durrësit ku me këtë rast edhe u përcaktuan  zyrat dhe ambientet e punës për Doganën e Kosovës nga ku do të zhvillohen procedurat doganore të tranzitit. Hapja e kësaj zyre do të lehtësoj tregtimin, lëvizjen e mallrave po ashtu edhe atë të udhëtareve. Kjo pritet të reduktoj koston e bizneseve si dhe të ndihmoj në rritjen e ekonomive të dy vendeve përmes thellimit të bashkëpunimit”, bëhet e ditur në komunikatën e Doganës.

Procedurat doganore në Portin e Durrësit nga Dogana e Kosovës do të fillojnë që nga muaji janar 2019.

Back to top button