Dogana kap 1 kilogram kanabis, ishte nisur me postë nga Amerika

Dogana e Kosovës dje gjatë ekzaminimit të dërgesave postare nga ShBA-të, në një pako ka hasur substancë narkotike kanabis sativa me peshë neto 1 kilogram

Bëhet e ditur se në lidhje me rastin është identifikuar pranuesi i pakos, i cili është ndaluar nga policia

“Dogana ka njoftuar Policinë e Kosovës ku është konfirmuar se kemi të bëjmë me substancë narkotike. Është kryer dorëzimi-pranimi i mallit dhe sipas Policisë së Kosovës, është identifikuar personi fizik (pranuesi i pakos) i cili është ndaluar”, thuhet në njoftimin e doganës./21Media

Back to top button