Dogana kap rreth 30 mijë euro të padeklaruara

 

Sot në pikë kalimin kufitar të Hanit të Elezit janë kapur rreth 30 mijë euro të padeklaruara.

Oficerët doganorë kanë zbuluar këtë sasi të konsiderueshme të mjeteve monetare të cilat përmes një automjeti të udhëtareve tentuan të futen përmes Maqedonisë së Veriut në Kosovës pa deklarim.

“Një automjete që vinte nga Maqedonia është sekektuar për kontroll dhe gjatë kontrollit të hollësishëm në anën e djathtë në sirtar janë hasur ne tre qese, pas hapjes se te njëjtave janë gjetur mjete monetare të padeklaruara në vlere totale prej 28,310.00 euro”, thuhet në një njoftim të Doganës së Kosovës.

Të gjitha mjetet janë konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme./21Media

Back to top button