Dogana konfiskon mallra me vlerë mbi 15 mijë euro

Kontabanduesit dergojnë deri te laboratori dentar në Mitrovicë

Dje oficerët doganor në aeroportin e Prishtinës kanë arritur të parandalojnë kontrabandimin e pajisjeve dentare me vlerë mbi 15 mijë euro.

Sipas një njoftimi të Doganës së Kosovës gjatë kontrolleve rutinore në aeroport, ku udhëtarët të cilit udhëtonin nga Turqia iu nënshtruan kontrollit.

“Dy shtetas turq janë selektuar për kontroll detal. Pasi janë seleketuar në njërën nga valixhet tek njeri udhëtar janë vërejtur se posedon të fshehura pajisje dentare. Derisa udhëtari tjerët ka arritur të dal jashtë kontrollës por oficerët doganor e kanë ndaluar duke arritur të gjejnë edhe personin e tretë i cili priste që të bënte transportin e këtyre pajisjeve. Gjithashtu edhe në kontrollin e veturës janë gjetur mallra të kontrabanduara”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre pasi që është gjetur ky mall pa dokumentacion njësit e hetuesisë së doganës kanë lokalizuar edhe pranuesin e tyre ku edhe është bastisur një laborator dentar në Mitrovicë (edhe aty janë gjetur mallra të kontrabanduara).

Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe janë procedura për kundërvajtje doganore gjithashtu edhe ndaj personave përgjegjës janë iniciuar procedurat./21Media

Back to top button