Dogana mbledh 34 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

 

Dogana e Kosovës ka arritur që të arkëtojë 14% më shumë hyra se periudha paraprake e vitit të kaluar.

Dogana përmes një komunikate, ka theksuar se rritja e aktivitetit ekonomik kanë ndikuar në rritje e performacës, gjithashtu edhe vetëdijesimi i bizneseve është faktor tjetër, por nuk duhet harruar angazhimin i zyrtarëve doganor në parandalimin e kontrabandës.

Krahasimi në mes të viteve 2020 dhe 2021 në periudha të njëjta kohore tregon që ka një rritje prej 14% më shumë, apo shprehur në milionë kjo është afër 34 milionë euro më shumë. Pra gjatë viti 2020 dogana kishte mbledhur 239,3 milionë euro derisa në këtë periudhë janë mbledhur 273,6 milionë euro.

Dogana ka ftuar qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandë.

Back to top button