Qeveria kërkon ekspert në “luftën e arbitrazhit” me Devollin

 

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka propozuar që të iniciohet gjetja e një eksperti financiar për hartimin e ekspertizës në rastin ‘ICC Case – Devolli’ në Arbitrazhin Ndërkombëtar.

Ky propozim mori miratimin e kabinetit qeveritar të cilët votuan për, me përjashtim të ministrit për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq i cili ka abstenuar.

“Propozoj para jush që ta shqyrtoni inicimin e Ministrisë së Drejtësisë për gjetjen e një eksperti financiar për hartimin e ekspertizës në rastin ‘ICC Case – Devolli’ në Arbitrazhin Ndërkombëtar. Afati i fundit për dorëzimin e ekspertizës është me 30 prill”, tha ajo.

Ajo shtoi se për shkak të kohës së kufizuar, MD-ja do të anashkalojë procedurat e prokurimit, “pa publikim të njoftimit dhe me kontratë të negociuar, sepse procedurat zgjasin dhe e kalojnë dhe kalojnë afatin 30 ditor që e kemi”.

Telekomi dhe Z Mobile kishin nënshkruar marrëveshje në janar të vitit 2009, me të cilën kompania e Devollëve bëhej operator virtual i Telekomit.

Mospajtimet mes këtyre palëve përfunduan në Arbitrazh.

Back to top button