Dogana parandalon kontrabandimin e dhjetëra medikamenteve, ishin fshehur në gomën rezervë
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka parandaluar një kontrabandim të medikamenteve në pikën doganore të Hanit të Elezit.
Dhjetëra pako me ilaçe janë gjetur të fshehura në gomën e rezervës së automjetit të ndaluar, ndonëse shoferi dhe pasagjerja iu përgjigjën oficerëve doganorë se nuk posedojnë mall për deklarim.
“Në pikën doganore te Hanit te Elezit zyrtarët e Doganës parandaluan një tentim kontrabandimi te medikamenteve. Një automjete me targa kosovare u paraqit për kontroll doganor, derisa drejtuesi i automejtit si dhe bashkudhëtarja në pyetjen e oficerëve doganor në lidhje me posedimin e mallrave u përgjigjën se nuk kishin mall për deklarim. Megjithatë, gjatë një kontrolli detaj të automjetit, u zbuluan medikamente të ndryshme të padeklaruara, të fshehura në gomat e rezervës. Llojet e medikamenteve të gjetura përfshijnë: OZEMPIC 1mg – 45 pako, TRESIBA 5X3 ml – 20 pako, RYZODEG 5X3 ml – 10 pako, NOVOMIKS 5X3 ml – 20 pako, etj. Bazuar në këto zbulime, u konstatua se personi fizik ka kryer një kundërvajtje doganore, e cila është sanksionuar sipas nenit 276 të KDAK-së. Ftojmë të gjithë qytetarët dhe bizneset që t’i raportojnë çdo informacion të dyshimtë dhe të ndihmojnë në luftën tonë të përbashkët kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës”, ka shkruar dogana nw “Facebook”. /21Media