Dogana sekuestron dy vetura në vlerë prej 400 mijë eurosh
Dogana e Kosovës ka sekuestruar dy vetura në vlerë prej 400 mijë eurosh, të enjtën në Prishtinë.
“Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në rajonin e Prishtinës kanë ndaluar dy automjete me targa të huaja, të cilat nuk i kanë kryer procedurat doganore dhe nuk i plotësojnë kushtet për të qenë në qarkullim të lirë.Vlera e këtyre dy automjeteve vlerësohet të jetë rreth 400,000.00 euro.”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Po ashtu bëhet e ditur se aktualisht, automjetet janë sekuestruar dhe Prokurori Kujdestar është njoftuar për të marrë udhëzime për trajtimin e mëtejmë të rastit./21Media