Dogana suspendon zyrtarin e arrestuar në rastin “Brezovica”

 
Dogana e Kosovës njofton se ka suspenduar zyrtarin e saj pas njoftimit se i njëjti është arrestuar në rastin “Brezovica”.
“Procedimi disiplinor do të vijoj për të shqyrtuar veprimet tjera disiplinore. Dogana e Kosovës përkrah dhe mirëpret veprimet ligjore që ndihmojnë në luftimin e korrupsionit dhe siguron publikun se nuk do të tolerojë veprime jo etike dhe jo ligjore në rangjet e veta”, thuhet në njoftim.
Dje gjatë vazhdimit të aksionit“Brezovica” u bastisën shtatë lokacione dhe u arrestuan dy persona./21Media

Back to top button