Dogji Kuranin në Stokholm, Pacolli kërkon të shpallet non grata në Kosovë

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta shpall Rasmus Paludan person non grata në Kosovë.
Paludan ka djegur librin e shenjtë të myslimanëve Kuranin, para ambasadës turke në Stokholm të Suedisë.
Pacolli thotë se veprimi i tij është i neveritshëm dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj myslimaneve të botës.
“Pas provokimit të fundit të nacionalistit danezo-suedez para ambasadës turke në Stokholm ku djegi librin e shenjtë të Kuranit, shpresoj që Qeveria e Kosovës, sa më parë, në solidaritet me popullin turk, të shpall Rasmus Paludan person non grata në Kosovë. Veprimi i tij është i neveritshëm dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj muslimanëve të botës”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij “Facebook”./21Media

Back to top button